Çuçi: Me LSI dhe një mandat
deklaratat e Tavos emocionale

Çuçi: Me LSI dhe një mandat<br />deklaratat e Tavos emocionale
Ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, hyn tek ato njerëz në kabinetin "Rama" që përkrah idenë e një bashkëqevrisje tjetër 4 vjeçare me LSI-në.

Por formati i qeverisë së ardhshme që do dalë nga ky koalicion, do varet sipas tij nga performanca e secilës forcë në 18 qershor.

"Shanset provohen në terren. Secila forcë politike garon në siglën e saj. Ndërsa formati i qeverisë do të vendoset nga performanca e çdo partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", u shpreh Çuçi.

I deleguari i PS-së për organizimin e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, ndan absolutisht mendim të kundërt me deputetin e LSI-së në këtë zonë Vangjel Tavo për punën e policisë.

Madje sipas deklaratat e ish-ministrit nuk i shërbejnë mbarëvajtjes së koalicionit.

"S'kam ndonjë koment të veçantë, janë deklarata emocionale. Unë mendoj që nuk i shërbejnë në përgjithësi një klime të qetë, funksionale të koalicionit", thotë Çuçi.  

Pavarësisht nga roli që do të ketë PS-LSI e PDIU në qeverinë e ardhshme, një gjë nuk do të ndryshojë. Ministrat do të duhet të lënë sërish mandatin e deputetit.

"Në Kodin e Etikës të qeverisë, një nga pikat kryesore është pikërisht kjo gjë që, vullnetarisht ta japin dorëheqjen nga mandati i deputetit, për t'ju bashkuar qeverisë. Ky Kod është ende në fuqi dhe përsa kohë është në fuqi, çdo njeri ka vullnet për ta zbatuar", theksoi ministri i për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi. 

Aktualisht, në kabinetin Rama ka vetëm dy ministra që mbajnë e mandatin e deputetit. Ato janë zëvendësimet e fundit në qeveri, Blendi Klosi dhe Petrit Vasili. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët