Çuçi: PDIU pjesë e Territoriales
propozimet e tyre janë racionale

TIRANE - Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i bashkohet reformës territoriale, duke u bërë kështu partia e parë opozitare që i bashkohet konsensusit të kësaj reforme. Kjo u deklarua nga Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi pas një takimi të mbajtur me ambasadorët.

Ministri Çuçi konfirmoi se PDIU do të jetë pjesë e konsensusit për reformën territoriale, ndërsa shtoi se propozimet e bëra nga kjo parti sipas Çuçit ishin racionale dhe funksionale. Sipas Çuçit, nga propozimet dhe diskutimet e bëra, po shkohet drejt një ndarje të re territoriale me më shumë se 39 njësi vendore.

“Diskutuam dhe informuam edhe për zhvillimet e fundit politike, pasi PDIU do të jetë pjesë e reformës territoriale. Shpresoj që komisioni të ketë sot edhe Shpëtim Idrizin. Propozimet e PDIU ishin racionale e funksionale dhe përputhen plotësisht me idetë dhe kriteret tona. Reforma territoriale synon t’i shërbejë qytetarëve në një afat të gjatë. Përfshirja e PDIU si parti opozitare tregon konsensus. Po shkojmë drejt një ndarje të re me më shumë se 39 njësi vendore.” theksoi Çuçi

Sa i përket takimit me ambasadorët, ministri tha se ndërkombëtarët vlerësojnë procesin dhe mbështesin standardet me të cilat po realizohet ky proces.

“Ndërkombëtarët mbështesin standartet dhe procesi ka qenë transparent e gjithëpërfshirës. Standartet janë aty dhe nuk ka arsye për të mos e mbështetur. Po bëjmë kalkulimet e fundit të vlerës së implementimit të reformës territorial.” tha Çuçi

Ndërkohë ditën e sotme do të mbahet edhe seanca e rradhës e Komisionit për Reformën Territoriale ku në rend të ditës është miratimi i variantit përfundimtar të hartës mbi bazën e propozimeve të argumentuara mbi modelin 39/47 njësi vendore.  

Idrizi, zyrtarisht anetar i Komisionit për Reformën Trritoriale
Me kërkesë të grupit parlamentar të PDIU-së, Kuvendi miratoi projektvendimin për të shtuar anëtar në Komisionin e posaçëm për Reformën Administrativo Territoriale, Shpëtim Idrizi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)