Çuçi: Qeverisja e PS-së më e mira në këto 30 vite! Kërkova vetë të isha i treti në listën e Gjirokastrës, në kundërshtim me vendimin e kryesisë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të fshatit Kolonjë, teksa shpjegoi edhe njëherë se përse kishte zgjedhur vetë që të qëndronte i treti në listën e kandidatëve të qarkut Gjirokastër, Çuçi theksoi gjithashtu se qeverisja e Partisë Socialiste është modeli më i mirë në këto 30 vjet tranzicion. Ai kërkoi nga banorët të mos neglizhohet asnjë votë për të fituar të vetëm mandatin e tretë.

“Unë  vetë e dhashë shembullin i pari, duke shkuar në listë i treti dhe madje në kundërshtim me të gjithë Kryesinë e Partisë Socialiste. E kërkova pikërisht për këtë gjë, që si drejtues politik të jem në vijën e parë të “luftës”, në mënyrë që të maksimizojmë votat dhe që të arrijmë të marrim një mandat të plotë qeverisës. Kemi një kundërshtar përballë që nuk ofron asgjë. Nga ana tjetër kemi një model qeverisës që është më i miri në 30 vite tranzicion. Edhe në qeverisjen vendore kemi modelin më të mirë”, tha Çuçi. 

Duke u ndalur tek blegtoria, që është një nga sektorët kryesorë për banorët e Kolonjës dhe fshatrave përreth, Çuçi përmendi dy arritje shumë të rëndësishme në ndihmë të fermerëve, që janë bërë gjatë kohës kur ai drejtoi Ministrinë e Bujqësisë për dy vjet. 

“Kam bërë diçka për blegtorinë. Sot fermerët kanë të garantuar matrikullim dhe vaksinim falas. Caktova gjithashtu të paktën për tre vite që 80% e subvencioneve për bujqësinë t’i dedikohen blegtorisë. Përveç kësaj ngritëm një sistem që mos kesh nevojë fare të njohësh asnjë, të kesh mik apo të paguash para nën dorë. Por të aplikosh nga celulari në E-Albania. Këtu në Kolonjë me sa u informova nga 37 fermerë që aplikuan, 34 kanë marrë pagesën dhe s’kanë pasur nevojë fare për letra e burokraci”, tha Çuçi.

Në vijim ai foli për projektin e rrugës që lidh Kolonjën me Golemin, si një nyje e rëndësishme për këtë zonë. Për këtë do të punohet tha Çuçi gjatë mandatit të tretë. Fillimisht me lotin e parë që të çon në Golem dhe më pas për pjesën tjetër drejt Progonatit. 

“Agropërpunimi është shumë i rëndësishëm për të mbyllur në vend të gjithë ciklin. Krijohet zinxhiri që rrit vlerën. Jam shumë entuziast dhe më bëhet qejfi që ju e keni filluar me kohë këtë punë”, tha Çuçi. 

Ai përmendi edhe njëherë programin IPARD III, si n jë mundësi e re për Shqipërinë. Në këtë thirrje ku qeveria ka negociuar për rreth 170 milionë euro grante nga Bashkimi Europian, agropërpunimi tha Çuçi zë një hapësirë shumë të madhe. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 09/04/2021 20:27

    Ne te tere psikopatet e PS ky eshte me grade shkencore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë