TIRANE - Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e punës të Komisiosinit Parlamentar për Reformën Territoriale, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuci ka siguruar se etapa e parë e ndarjes administrative-territoriale që do të reduktojë numrin e komunave dhe bashkive, nuk prek Kushtetutën dhe se ka nuk lidhje me reformën zgjedhore për të cilën opozita prej muajsh e ka ngritur si shqetësim.
Në një intervistë për A1 Report, Çuçi shpjegon se vetëm nëse do të prekeshin qarqet atëherë do kishte nevojë për ndërhyrjet në Kushtetutë, por për këtë nevojitet konsensusi i opozitës.
"Nëqoftë se opozita do vijë ne do të kishim hapësira shumë më të mëdha dhe si të thuash s'do të kishim pengesa për të ndërhyrë edhe në kushtetutë, nivelin e dytë të qeverisjes që janë qarqet. Pavarëisht se parlamenti mund të sigurojë votat e duhura numerikisht mazhoranca është e vendosur që kushtetuta, sigurisht, nuk mund të ndryshohet thjesht me kartona, por kushtetua do frymën e konsensusit brenda. Në qoftëse ne, pas miratimit të hartës së re do kemi më pak qarqe sigurisht që do ta afektojnë në një farë mënyre dhe shpërndarjen e këtyre vendeve, por kjo mbetet gjithmonë në teori. Nëqoftë se do merremi vetem me numrin atëherë do ta çonte në një rimodelim apo rishpërndarje të vendeve në parlament për deputetë. Kështu qe unë mendoj se këtu ka vend për debat por sigurisht nuk është se bëhet për qëllim politik të caktuar për të favorizuar një force politike apo jo." tha Çuçi
Ministri i Shtetit ka shpjeguar se edhe kompetencat e krerëve vendore do të modifikohen me anë të ligjit që parashikohet të jetë gati në korrik.
"Nga një vlerësim nga ekspertët rezulton që vetëm 10-15% e njësive vendore arrijnë të ushtrojnë kompetenca që sot që flasim ja ka dhënë ligji. Mëqë ne kemi tani në axhendë dhe ndarjen administrative territoriale atëherë padiskutim që ne do ta rishohim edhe këtë raport të kompetencave. Ky është një nga rishikimet më serioze, do bëjmë këtë rradhë, pikërisht, mënyrën e financimit të njësive të qeverisjes vendore për ti garantuar njësitë vendore ushtrimin e kompetencave që vetë ligji i ka dhënë." shprehet ministri
Çuçi tha më tej se ditën e hënë në Komisionin për Reformën do të paraqësë analizën për nevojën e kësaj reforme për të cilën kanë punuar ekspertët më të mirë vendas e të huaj.
"Në gjithë këtë kohë ne kemi përgatitur brumin, kaq të nevojshëm, në mënyrë që të pjekim një rëformë sa më gjithëpërfshirëse. Do t'i propozoj një grup kriteresh. Kriteret kanë të bëjnë me nevojën për të evindentuar në të gjithë Shqipërinë ku janë ato zona që ne i quajmë funksionale, që të jenë të afta per tu vetëqeverisur duke shfrytëzuar burimet e veta natyrore, njerëzore etj" tha ministri Çuçi.
Në zgjedhjet vendore të 2015 Shqipëria do të ketë një ndarje të re administrative territoriale. Komisioni parlamentar për këtë reformë do të funksionojë vetëm me 9 anëtarët e mazhorancës pas refuzimit të opozitës për tu bërë pjesë e saj. Por përtej mos pjesmarrjes së të djathtëve, mazhoranca i ka lënë të hapur mundësinë opozitës për të marrë pjesë në punën për ndarjen e re territoriale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të hënën mblidhet komisioni, Fino: Qershori me hartë të re