Cuculi: Derbi për krenarinë e qytetit
fati i titullit kampion s'varet nga ne

Cuculi: Derbi për krenarinë e qytetit<br />fati i titullit kampion s'varet nga ne
Edhe pse lufta për titullin  duket e mbyllur për Partizanin, kur bëhet fjalë për derbin e kryeqytetit emocionet dhe angazhimi është i madh duke u vlerësuar maksimalisht. Një fakt të tillë e ndien edhe konfirmon edhe Ardian Cuculi, i cili edhe pse ka pak kohë që ka veshur fanellën e kuq ka ndezur shkëndijat në prag të duelit historik.

“Java e 33-të na rezervon përballjen më emocionuese të kampionatit ,derbin me rivalët e Tiranës. Vijmë në këtë sfidë mjaft të karikuar sidomos pas suksesit të fundit të arritur ndaj Teutës . Pjesëmarrja në Europë mbetet objektivi ynë ,dhe jemi të motivuar maksimalisht për ta arritur këtë sukses.

Derbi luhet për krenarinë e qytetit, “dhe sundimin” e tij siç përkthehet në gjuhën e tifozerisë dhe ky fakt sigurisht na karikon akoma më tepër. Jemi me këmbë në tokë pasi kjo ndeshje është një trampolinë për të siguruar Europën që do të jetë sukses për klubin tonë.

Titulli nuk varet më nga ne, tashmë nuk bëjmë llogarit e të tjerëve por vetëm llogarit tona. Porta, mbrojtja, mesfusha, sulmi funksionojnë së bashku prandaj edhe gabimet e bëra nuk i faturohen vetëm një reparti por në tërësi skuadrës. Gabime të cilat na kanë kushtuar kreun e klasifikimit.

Derbi sigurisht që ka në vetvete të tre rezultatet, por ndihem optimist se do të arrijmë një rezultat pozitiv.

Gjej rastin t’i bëj thirrje tifozerisë të jetë e shumtë në stadium dhe të na mbështesë siç ka bërë përgjatë gjithë kampionatit, pasi ata janë arma jonë me e fortë . Në 2 përballjet e fundit kemi arritur t’i kënaqim dhe i premtoj që do t’i bëjmë krenar edhe të Hënë” deklaroi ai.

Ndeshjet derbi këtë edicion kanë folur në favor të Partizanit, me 2 fitore dhe një barazim në 3 përballjet.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja