Ndërsa sonte luhet finalja e botërorit Brazil 2014 midis Gjermanisë dhe Argjentinës, çudia ndodh në Korenë e Veriut ku mediat raportojnë se ekipi i tyre kombëtar jo vetëm që luan në këtë botëror, por edhe ka kaluar fazën e grupeve.

Komike këtë raportim e bën edhe përzgjedhja e ekipeve kundërshtare në grupin e Koresë dhe rezultati i këtyre ndeshjeve. sipas tyre Korea e Veriut ka rrahur thellë 3 rivalet kryesore,jo vetëm në këtë botëror por edhe në planin gjeo-politik.

Më poshtë po ju listojmë ndeshjet dhe rezultatet në këtë botëror sipas televizionit Koreano-Veriore.
Kore e Veriut- Japoni 7-0
Kore e Veriut- SHBA 4-0
Kore e Veriut– Kinën 2-0

Gjithashtu thuhet se në fazën e 1/8 Korea do të luajë përballë Portugalisë së Ronaldos.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)