Çudia, edhe të huajt mbi 50
vjeç blejnë diplomë në Shqipëri

Çudia, edhe të huajt mbi 50<br />vjeç blejnë diplomë në Shqipëri
TIRANE - D.B me shtetësi italiane ishte 60 vjeç kur u regjistrua dhe kundrejt pagesës përfitoi në një nga universitetet private një diplomë për stomatologji. Historia e shtetasit italian nuk është e vetme pasi nga verifikimet e bëra nga Ministria e Arsimit rezultojnë të kenë marrë diplomën kundrejt pagesës diplomat e tyre edhe 900 të shtetas të huaj.

Fenomeni i denoncuar nga inspektorët e Ministrisë së Arsimit ka nxjerrë në dritë shumë prej studentëve të huaj,të cilët edhe pse në moshë të thyer kanë shpenzuar me mijëra euro për përfituar një diplomë në Universitetet Private. Por histori të ngjashme me atë të shtetasit Italian D.B, në listat e inspektorëve të ministrisë mund të gjesh pafund. Edhe pse në vendin tonë operojnë me qindra klinika dentare në pronësi të shtetasve turk, C.O ka preferuar që diplomën e tij për stomatologji ta përfitojë pa qenë asnjë ditë të vetme në shkollë por duke e përfituar atë kundrejt pagesës.

Ajo qe bie në sy nga dokumentet e siguruara nga inspektorët e ministrisë është fakti se një pjesë e madhe e “studentëve” janë mbi të pesëdhjetat, pra nuk janë maturantë. Skandali më i madh i dhënies së diplomave për të huajt kundrejt pagesës në universitetet shqiptare ishte ai i djalit të kreut të “Lega Nord” në Itali, Umberto Bossi.

Renzo Bossi, pa qenë asnjëherë në vendin tonë arriti të merrte diplomën e tij kundrejt pagesës në Universitetin “Kristal”. Ministria e Arsimit ka hequr plot 18 licenca për universitete private të cilat kanë dhënë rreth 900 diploma për të huaj pa pasur asnjë program në gjuhë të huaj

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)