TIRANË - Sot është luajtur sfida mes Partizanit U-19 dhe Apolonisë U-19, ku të kuqtë kanë triumfuar me shifrat 3-0.
Kjo ndeshje nisi në në mënyrë të pazakontë. Fierakët e filluan ndeshjen me 9 lojtarë për shkak se nuk kishin fanella. Pavarësisht kësaj, “Demat e Kuq” nuk arritën t'i shënonin gol në 45 minutat e pjesës së parë.
Më pas të tre golat u shënuan në fraksionin e dytë. Partizani U-19 ndodhet në vendin e dytë me tre pikë.
Komento