TIRANË-Kjo javë nuk ka mjaftuar për të parë skena nga më të çuditshmet në Shqipëri. Një dasmor që pasi mori nusen ia lëshoi breshërisë së kallashnikovit, një gjest që nuk e justifikon dot askush e asgjë, më pas ishte grupi i dasmorëve që bllokoi aksin Lezhë-Mamurras, te mbikalimi i Patokut, duke kërcyer, por "nuk paskemi parë asgjë".

Sot një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar në Tiranë, në zonën e Astirit, ku një grup vajzash kanë ndaluar makinën në rrugë dhe shfaqen duke kërcyer...për një video në Tik Tok, të pa shqetësuara për trafikun që krijuan, në një zonë që është mjaft problematike, edhe për shkak të punimeve.

Për dy rastet e para ka pasur një reagim nga ana e policisë, po për këtë?