Botërori i Klubeve 2025 ka sjellë jo vetëm suksese sportive, por edhe fitime marramendëse financiare. Chelsea ka habitur botën e futbollit, pasi ka arkëtuar më shumë se dyfishin e shumës që Spanja mori për triumfin në Kupën e Botës 2026.
Pas suksesit në Botërorin e Klubeve, klubi londinez përfitoi rreth 120 milionë euro si shpërblim, ndërsa Spanja u shpërblye me rreth 50 milionë euro pas fitimit të Kupës së Botës 2026.
Diferenca e konsiderueshme mes dy shpërblimeve pasqyron rritjen e jashtëzakonshme financiare të futbollit të klubeve në vitet e fundit. Me formatin e ri të Botërorit të Klubeve, FIFA ka rritur ndjeshëm fondin e çmimeve, duke e kthyer kompeticionin në një nga turnetë më fitimprurës në futbollin botëror.
Komente










