Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë ka reaguar duke dënuar sipas saj dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia para dy ditësh. Shoqata kërkon ndëshkim maksimal per dhunuesit dhe organizatorët. Por i çuditshëm është fakti që kjo shoqatë zgjedh që të reagojë serish përmes faqes së FSHF, edhe pse më parë ka deklaruar se është e pavarur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Përsa i përket ndeshjes në Vlorë, gjyqtari Ilir Tartari pretendon se u dhunua, ndërsa drejtuesit e ekipit të Flamurtarit e mohojnë duke e cilësuar si inskenim.
Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku arbitri i ndeshjes dhe zyrtarët janë goditur nga persona pranë Presidentit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, për fat të keq rregjistron një tjetër akt shumë të dënueshëm, antisportiv karshi arbitrave të futbollit.
Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e denoncon me forcë këtë ngjarje të shëmtuar dhe shumë të rëndë, e cila vjen pas një presioni në rritje javë pas jave karshi arbitrave në fushat e futbollit, dhe jo vetëm.Ne kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes në Vlorë nga ana e Autoriteteve përkatëse për të identifikuar dhe shpënë përpara përgjegjësisë personat që goditën arbitrin Ilir Tartari dhe zyrtarët e ndeshjes. Këto akte aspak civile dhe tepër të dënueshme kërkojnë ndëshkim, jo vetëm nga drejtësia sportive. Asnjë gjë nuk mund të përligjë kurrsesi përdorimin e dhunës karshi arbitrave e kujtdo në një ambjent sportiv.
Presioni i vazhdueshëm psikologjik karshi arbitrave këtë radhë në Vlorë degradoi në dhunë fizike dhe ky rast ekstrem kërkon ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e tyre.
Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë
Komente









Na gjeni orë një Thaçer të bëjmë leprit pula ashtu siç bëri anglezët.
PërgjigjuTë dënohen xhuxhët lepuj gjoksgropë!
PërgjigjuMerrni motrat qe te dy dhe hajdeni ne vlor e te provoni dy sallator. E pate trimin qorr qe guxon, hajdeni serish dhe " guxoni " se ju mbrojne Dukallaret. Gjetet Saliun ju qe nuk keni b***e por drurin ju vume.