Çuditet policia kosovare, gjen bimën e kanabisit para ndërtesës së Qeverisë

Çuditet policia kosovare, gjen bimën e kanabisit para ndërtesës së Qeverisë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka gjetur kanabis të mbjellur në një vazo në Sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë është arrestuar personi i cili kishte çuar vazon e kanabisit para sheshit.

Pas kontrolleve të policisë atij i janë gjetur në banesë edhe një sasi prej 51 copë bimë kanabis të mbjellura.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 copë bimë kanabis”, thuhet nga policia.

Sipas policisë ai është një person me probleme mendore dhe  posedonte edhe kartelën mjeksore.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”, përfundon raporti policor.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia