Cunami në Indonezi, shkon në 222 numri i viktimave pas shpërthimit të vullkanit 'Krakatau' (VIDEO)
Vala e cunamit vullkanik, ka shkaktuar të paktën 222 të vdekur deri më tani, e ka plagosur qindra të tjerë, pasi përfshiu me një një goditje të papritur plazhet përreth ngushticës “Sunda” të Indonezisë.
Pamje nga cunami që përfshiu bregdetin lindor në Indonezi
Redaksia 23 Dhjetor 2018, 17:34 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 18:13
Një cunam i fortë që goditi këtë të shtunën bregun lindor të Indonezisë ka lënë të vdekur mbi 222 persona, ndërsa janë plagosur dhe 843 persona të tjerë, në ishujt indonezianë të Java dhe Sundas pas një rrëshqitjeje të thellë nënujore, që mendohet të jetë shkaktuar nga vullkani shpërthyes i Anak Krakatau, njoftuan autoritet zyrtare, raporton BBC.
Sipas mediave mësohet se qindra shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan, pas goditjes së papritur të cunamit, të shtunën deklaroi Sutopo Purëo Nugroho, një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes së Fatkeqësive natyrore.
Mësohet se shifra e viktimave është përditësuar këtë të dielë, ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të gërmojnë nën rrënoja për të gjetur të tjerë të mbijetuar nga katastrofa, ndërsa aktualisht, 28 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Vetë presidenti presidenti indonezian Joko Widodo ka shprehur pikëllimin e tij për viktimat dhe kërkoi nga banorët të tregohen të durueshëm. Cunami i së shtunës goditi vendin rreth orës 21:30 të kohës lokale gjatë një festë.
Deri më tani mijëra banorë janë evakuar, ndërsa agjencia për menaxhimin e fatkeqësive, kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg zonës bregdetit për shkak të rrezikut të mundshën të goditjes së një cunami tjetër.
Kjo nuk është hera e parë, i njëjti vullkan ka shkakatuar një nga shpërthimet më vdekjeprurëse të historisë, në vitin 1883 që la të vdekuar mbi 36,000 njerëz.