Cunami pasoi vullkanin në Indonezi, të paktën 168 persona të vdekur, qindra të tjerë të plagosur (VIDEO-FOTO)

INDONEZITë paktën 168 persona kanë mbetur të vrarë, 750 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 33 janë shpallur të zhdukur pas një cunami që ka goditur Indonezinë.

Sipas autoritetet përkatëse në Indonezi cunami mund të jetë shkaktuar nga një rritje jonormale e baticës, për shkak të hënës së re dhe një rrëshqitjeje dherash nënujor, aktivitete të ndodhura pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”.

I njëjti vullkan është përgjegjës për një nga shpërthimet më vdekjeprurëse të historisë, atë të vitit 1883 që shkaktoi mbi 36,000 vdekje.

Indonezia është një prej vendeve më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën, duke e bërë këtë zonë të prekshme nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme të botës. Lëkundje të cilat pasohen edhe nga valë të mëdha që shkaktojnë tragjedi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë