Sot ishte 27 vjetori i protestave të “Dhjetorit” për të folur për këtë ngjarje ka qenë i ftuar në Report Tv ish-studenti i “Dhjetorit” Spiro Curra.

Ai ka treguar historinë se si të rinjtë dëgjonin në fshehtësi në radio “Zërin e Amerikës” dhe ndeshjet e futbollit, madje tregon se pëlqenin skuadrën italiane të Juventusit.

organizimi nisi në godinat e konvikteve të Qytetit Studenti nga fjalimet e fshehta me drita fikur deri sa dolën në publik duke organizuar protesta në sheshin Skënderbej dhe më pas një fjalim në Qytetin Studenti.

Fjala e plotë:

27 vjet pas kësaj ngjarje historike që ndryshoj jo vetëm regjimin komunist por të gjithë Shqipërinë, më kujtohet si sot nisja e organizimit me pak persona dhe më pas përfshiu qindra të rinë që kërkonin ndryshimin e sistemit politik.

Ne ishim në vëzhgim përtej mureve, pyesnim çfarë ka atje tej që nuk e kemi ne për shembull Amerikën. Ne dëgjonim zërin e Amerikës nëpërmjet radiove, fshehurazi pavarësisht se rrezikonim shumë.

Lëvizja e dhjetorit ishte një lëvizje që lindi dalë nga dalë deri sa shpërthyen protestat. Për herë të parë fjalimi është mbajtur fshehurazi me drita të fikura, e mbajti Azem Hajdari.

Ne kemi ftuar shumë të rinj duke krijuar një organizim të mirëfilltë deri sa arritëm te protestat.

Kemi organizuar protestën duke e nisur që nga godinat e konvikteve duke shkuar në drejtim të sheshit Skënderbej, por papritur një makinë vjen me shpejtësi dhe na ndau në të dy anët e rrugës, më pas u kthye përsëri por ne e ndaluam.

Ne kishim parulla të shkruara “Na falni nënat tona”, nuk na interesonte se mund të arrestoheshim ose burgoseshim, ne nuk e donim më regjimi komunist, duhet të ndryshonte.

Ne i tallnim figurat politike të asaj kohe nuk kishim frikë, pavarësisht se na thoshin të gjithë mos shkoni se do t’iu vrasin por ne ishim të vendosur të shkonim deri në fund të këtij organizimi.

Azemin e ftoj Ramiz Alia për takim, ai  na tha nëse nuk kthehem për 45 minuta atëherë vazhdoni protestën. U goditën disa studentë, madje në rreshtin e parë më kujtohet ishte një vajzë që quhet Alma, kjo ndikoj që të merrnin dhe qindra të rinj.

Neve na hapi derën familja Kazazi, aty ishte një burrë me mjekër i cili na strehojë, e pyetën nëse ishte me ne apo me ata, ai na tha se ishte me Fanolin.

Ditën e nesërme mbajtëm fjalim në qytetin studenti aty dhamë lajmin se protesta kishte shkuar mirë dhe ishim të gjithë, kjo u dha kurajo edhe atyre që kishin frikë të dilnin në protesta.

Ne ishim kundër mendimit të bunkerizuar, donim lirinë dhe demokracinë vazhuam luftën për demokraci deri sa e arritëm.

Redaksia Online
Xh.F/ Shqiptarja.com