Cutillo në Report Tv: Guardia di Finanza do vijë në Tiranë për të hetuar pasuritë nga kriminaliteti

Ambsadori italian në Tiranë Alberto Cutillo ka thënë në intervistën e tij në Repolitix për gazetarin Carlo Bollino se së shpejti një zyrtar i Guardia di Finanza në ambasadë do të ndihmojë autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë dhe kundër riciklimit. Diplomati Italian ka thënë se shpreson që të paktën në nivel ekpsertize të ketë edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare dhe sipas tij kur të krjohet SPAK-u do të jepet një kontribut sa më i mirë. 

"Ne presim që të kemi shpejt një zyrtar të GdF në Ambasadë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Shpresojmë që të paktën në nivel ekspertize të kemi edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare. Do të shohim kur Spak-u të krijohet si mund të japim një kontribut sa më të mirë", tha Cutillo.

Ambasadori Italian ka komentuar edhe raportin mbi fenomenin e kultivimit të kanabisit, ku ka pohuar se ka patur një rënie drastike. Cutillo tha gjithashtu se monitorimi ajrore e 2019 që do të fillojë në fillim të majit, do të sjellë një kontroll më të avancuar për shkak të teknologjisë inovative.

Ai komentoi edhe temën e nxehtë, luftën ndaj korrupsionit duke thënë se e gjithë reforma do të jetë e vështirë, nëse nuk do të jetë operative dhe instrumentet për ta luftuar atë nuk do të jenë të përshtatshme.

Lufta ndaj korrpsionit është një tjetër temë e nxehtë. Në kuptimin që opozita thotë se qeveria është e korruptuar dhe nuk bën asgjë për të luftuar realisht korrupsionin. Ndërsa qeveria thotë që në pritje për të përfundimit të reformës së drejtësisë, bëjmë aq sa mundemi. Ju si e shihni situatën?

Po, tema e korrupsionit mendoj që është shumë e rëndësishme ndaj dhe për këtë besoj se nëse opozita e ngre, mazhoranca bën mirë që ta marrë seriozisht. Jam dakort me qëndrimin e mazhorancës se e gjithë reforma e drejtësisë shërvbën mbi të gjitha për këtë, ndaj do të jetë e vështirë nëse e gjithë reforma nuk do të jetë operative, instrumentet për të luftuar me themel korrupsionin nuk janë të përshtatshme. Ndaj besoj

se qeveria gjithësesi po përpiqet, edhe në pritje të ngritjes së organeve të nevojshme. Sigurisht që nëse këto përpjekje do të jenë më të mëdha edhe rezultatet mund të jenë më të prekshme e konkrete, por gjithësesi do t’i qëndroja vlerësimit që Komisioni Evropian do të paraqesë në raportin e tij, mua më duket se gjithësesi është arritur progres në luftën ndaj korrupsionit. Të shohim nëse rezultatet do të gjykohen si të mjaftueshme nga ana e komisionit, përgjithësisht mendoj se është bërë progres.

Italia është partner dhe sistem testimi për zhvillimin e luftës ndaj krimit të organizuar. Guardia di Financa paraqiti së fëndmi një raport që konfirmon mposhtjen e fenomenit të kultivimit të marihuanës. Prokuroritë bashkëpunojnë. Nga këndvështrimi juaj, mendoni se mund të bëhet më shumë në këtë drejtim?

Bashkëpunimi – siç e kam jetuar në tri vitet e mia këtu - është përmirësuar shumë. Mund ta them pa frikë se mund të më përgënjeshtrojnë. Si bashkëpunimi policor ashtu edhe ai gjyqësor. Rezultatet e fushatës së mbikqyrjes ajore janë tashme të njohura dhe më duket e vështirë që të kundërshtohen. Ka pasur një rënie domethënse të plantacioneve. Do të shtoja të plantacioneve të hapura dhe të identifikueshme. Është e qartë se as unë dhe as të tjerë nuk mund ta dimë nëse kultivimi zhvillohet në zona matanë kufijve shqiptarë ose brenda serrave. Mund të them se fushata e vitit 2019, që do të fillojë në fillim të majit, do të përmbajë edhe teknologji innovative, për t'u përpjekur për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Dhe vetëm fakti i thjeshtë se kemi bashkëpunim të plotë me palën shqiptare ...

Kërkoj ndjesë që ju ndërpres. Pra këto mbikqyrje do të mund të zbulojnë marihuanën edhe në vende të mbuluara?

Nuk dua ta konfirmoj paraprakisht, pasi nuk jam ekspert i fushës dhe nuk mendoj se ka vendime përfundimtare. Por Guardia di Finanza, dhe policia e shtetit, duke qenë se GdF zbaton, por përgjegjësinë politike e mban Policia e Shtetit, i ka në konsideratë këto hipoteza. Sepse për këtë po flasim: për hipoteza të ngritura nga opozita, por edhe nga vëzhgues të ndyshëm, se mund të ketë mënyra për t'iu fshehur këtij lloj vëzhgimi. Prandaj është premtuar një angazhim në aspektin teknologjik, me synimin për të testuar edhe mundësi të tjera. Më pas do të shohim nëse kjo do të jetë menjëherë efikase, por e përsëris se – duke qëndruar tek tema e bashkëpunimit – nuk kam asnjë dyshim. E kam thënë edhe herë tjetër - dhe gjej rastin ta përsëris edhe njëherë - nuk di të ketë ndonjë vend që i jep një force të huaj policore kontroll të lirë të qiellit. Këta aeroplanë fotografojnë dhe regjistrojnë gjithçka që e konsiderojnë të nevojshme. Prandaj, më shumë se kaq është e vështirë të imagjinohet. Dhe rezultatet duket se e konfirmojnë këtë zgjedhje. Thënë kjo, unë nuk mendoj se kriminelët që dikur kultivonin parcelat e kanabisit tani i janë kthyer kultivimit të grurit apo të portokajve. Ka mundësi të kenë pikasur të tjera aktivitete të paligjshme. Por kjo është pjesë e luftës ndaj krimit, që nuk mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me një operacion apo një fushatë. Nevojitet përshtatje, për të kuptuar se si është riorganizuar krimi dhe për të gjetur mënyra të reja për ta luftuar. Shoh se ky proces vazhdon, me bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare me palën italiane. Shoh rezultatet me numrin e njerëzve të arrestuar, me të arratisurit e ndaluar. Ka një sinjal shumë pozitiv. Por përsëris se fenomenet kriminale janë po aq të afta për t’u shpëtuar masave të marra për t'i penguar. Nuk është një luftë që mund të shpallët e fituar, duhet luftuar dita ditës.

Një hipotezë po qarkullon, në lidhje me një përfshirje të mundshme të GdF në SPAK-un që po ngrihet. Veçanërisht në lidhje me aftësinë për të hetuar krimin financiar dhe sistemet bankare. Është diçka konkrete apo ende thjesht një hipotezë?

Ne presim që të kemi shpejt një zyrtar të GdF në Ambasadë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Shpresojmë që të paktën në nivel ekspertize të kemi edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare. Do të shohim kur Spak-u të krijohet si mund të japim një kontribut sa më të mirë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refugjat italije: 13/04/2019 02:40

    Problemi eshte se ketu ne shqiperi guardia Di finaca do te kompromentohet ose troc n q s nuk FILLON Me shtepine surrelit te ed Rames disa Miljona euro ku pagesa e kryeministrit eshte 2000 euro/ne muaj ata ja ete korruptuar qe né embrione

    Përgjigju
    • Tironsi: 13/04/2019 13:42

      APROVUAR. POR MOS HARO DHE SHPIN E ZENIT TBERISHES ME 32 DHOMA...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë