Ashtu siç ishte njoftuar nga Instituti i Gjeoshkencave, një pjesë e veriut është ‘zgjuar’ sot i zbardhur nga dëbora, ndërsa në jug situata po përmirësohet nga përmbytjet. Problemet e para janë shfaqur në Qarkun e Kukësit, ku dëbora në disa zona arrin deri në 30 centimetra.

Situata në Kukës deri në orën 07:00:
Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 04.12.2017 ora 07:00. është si më poshtë: Situata klimaterike: Në Qarkun e Kukësit gjate orëve të para të mengjesit të datës sotme kemi pasur reshje dëbore mbi lartësinë 800 m ku në rajonin e Q.Shllakut e Valbonë lartësia e saj aktualisht është 30 cm.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:. Temperatura aktuale: 4.2 gradë celsius. Temperatura minimale: 4.0 gradë celsius. Era qetësi. Sasia e reshjeve nga ora 06:00 datë 03.12.2017 deri në orën 06.00 datës 04.12.2017 është 15.4 mm. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:

Siguria e jetës: Nuk kemi pasur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku. Rrugët ,urat: Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës nga firmat kontraktore në pastrimin e dëborës e me borëpastruese e hedhjen e kripës. Janë vënë në punë 19 borëpastruese e 74 punonjës të firmave kontraktore.

Energjia elektrike: I gjithë Qarku është furnizuar me energji elektrike me përjashtim të fshatit Brisë Nj.A Lekbibaj me 15 abonentë. Hidrovorët, uji, lumenjtë: Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri cilët janë nën kontroll.

Rezervuarët: Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët dresa: Sheshi “Skënderbej” ; Nr. tel 0242 2378; Email: [email protected]; http://prefekturakukes.gov.al/ Spitalet: Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike. Shkollat: Ka vazhduar proçesi mësimor në të gjithë Qarkun me përjashtim të Shkollës së Mesme të Bashkuar ,fshati Fshat, Nj.A Grykë-Çaj e shkollës së ciklit Ulët fshati Domaj e Nj.A Bicaj të bashkisë Kukës.

Banesat: Aktualisht nuk ka probleme ne banesa. Forcat e mjetet e perdoruraaktualisht për datën 04.12.2017 . 1.Prefektura 5 forca e 1 mjete. 2.Bashkia Kukës 16 forca e 1 mjete. 3.Bashkia Tropojë 8 forca e 1 mjet. 4.Bashkia Has 9 forca e 1 mjete. Total Bashkitë 38 forca e 4 mjete Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve 74 forca e 19 mjete. Gjithsej si Qark 112 forca e 23 mjete. Tokat bujqësore,blegtoria: S’kemi probleme. Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.

d.c./shqiptarja.com