UKRAINE - Në kryeqytetin e Ukrainës janë përdorur tanke për të lehtësuar lëvizjen e autobusëve dhe makinave, që kishin mbetur të bllokuar në rrugë nga reshjet e dendura të dëborës.
Në pjesën më të madhe të Ukrainës, ditëve të fundit ka pasur reshje të dendura bore dhe trashësia e saj arriti deri në 50 cm.
Stuhitë e dëborës kanë mbajtur të bllokuara qindra makina në akse të ndryshme nacionale dhe më shumë se 600 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Ministria e Shëndetësisë tha se shumë njerëz me probleme shëndetsore të lidhura me të ftohtin janë shtruar në spitale.
Dhjetëra fluturime janë anuluar në disa aeroporte për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Meteorologët parashikojnë se acari do të vazhdojë për të paktën një javë, ndërsa temperaturat e ditëve të fundit të marsit do të ulen dhe më shumë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com