Dëmi ekonomik
zyrtarët s’paguajnë

Dëmi ekonomik<br />zyrtarët s’paguajnë
TIRANE - Në vitit 2005-2010, shuma e parave, që është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dëm ekonomik nga zyrtarët ndaj buxhetit nuk është paguar nga personat, të cilët KLSH i ka njohur si përgjegjës për të. Raporti më i vogël i zhdëmtimit rezulton të ketë ndodhur në vitin 2006, ku vetëm 15,22% e dëmit të kryer është arkëtuar, ndërsa raporti më i lartë i zhdëmtimit është në vitin 2008, ku 68% e dëmit total është arkëtuar.

Në vitet 2009-2010 masa e zhdëmtimit të dëmit ekonomik paraqitet konstante në shifrat 49%, vihet në dukje në një studim të Open Data Albania, që bazohet në shifrat zyrtare të KLSH. Vlera e rekomanduar për zhdëmtim në vitin 2005 ka qenë në masën 94,5% e dëmit total ekonomik, në 2006 në masën 99,12% e dëmit, në vitin 2007 në masën 99,98% e dëmit, ndërsa në vitet 2008, 2009, 2010 vlera e rekomanduar për zhdëmtim ka qenë në masën 100%, pra gjithë dëmi ekonomik është rekomanduar të zhdëmtohet. Por, në total, në këto vite, shteti ka arritur të rifutë në arkën e vet vetëm 42.82 për qind të sasisë që është vjedhur, shpërdoruar apo ka humbur si pasojë e paaftësisë së nëpunësve, apo me qëllim korrupsioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit synon zbulimin e abuzimit ekonomik, sasinë dhe përgjegjësinë për të dhe le detyra për administratën, që dëmi të shlyhet. Shkalla e realizimit të zhdëmtimit tregon përgjegjshmërinë e strukturave drejtuese të administratës publike në ushtrimin e detyrave të marra përsipër. Sipas Open Data Albania, vlera totale e dëmit ekonomik për këto vite ishte 31.4 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe është shkaktuar nga tatim-taksat.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”