Gjatë periudhës janar-tetor, tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje prej 16.8% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që kompanitë kanë arkëtuar më shumë se 11 miliardë lekë (afërisht 100 milionë dollarë). Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 898,798 me një rritje prej 6.56% krahasuar me periudhën janar - tetor 2014. Po ashtu, edhe pagesat e dëmeve nga ana e kompanive gjatë periudhës janar - tetor 2015 u rritën me 19.64%. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara i përket sigurimit të automjeteve me rreth 1,663 miliardë lekë (afërisht 15 milionë dollarë), apo 62.87% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Sigurimi i mjeteve
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - tetor 2015 arritën rreth 6,7 miliardë lekë, ose 21.02% më shumë se në periudhën janar - tetor 2014. Produkti MTPL e brendshme (termi teknik për sigurimin e mjeteve), në periudhën janar - tetor 2015, pati një rritje prej 26.44% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.85% krahasuar me periudhën janar - tetor 2014. Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - tetor 2015 pati një ulje prej 14.73% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 25.40% krahasuar me periudhën janar - tetor 2014. Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - tetor 2015, pati një rritje me 17.24% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - tetor 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 18.37%.
Arkëtimet e kompanive nga sigurimi vullnetar, gjatë periudhës janar - tetor 2015 arritën mbi 4,304 milionë lekë, 11.34% më shumë se në 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 10.18% krahasuar me periudhën janar - tetor 2014. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - tetor 2015, patën rritje me 16.85% kundrejt periudhës janar - tetor 2014.
/Shqiptarja.com