TIRANE - Duket se premtimet që kryebashkiaku Basha u ka dhënë në zyrën e tij, pronarëve që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri, për rikorigjim të vlerës së dmëshprëblimit, me anë të një vendimi të këshillit bashkiak, ka pak gjasa që të ndodhë. Sipas këshilltarëve të majtë në bashkinë e Tiranës, këshilli bashkiak nuk parashikon dhënien e fondeve për shpronësime.
“Fondet për këtë gjë i jep qeveria dhe jo këshilli bashkiak. Kështu që premtimi që u ka dhënë Basha banorëve të kësaj zone që ka takuar, duken të parealizueshme. Të paktën në dhënien e parave në dorë, pasi këshilli bashkiak nuk merr vendime për dhënien e dëmshpërblimeve nga shpronësimet.
Vetëm nëse ai përdor forma të tjera, si strehimi në banesat sociale”, - na thonë këshilltarët e majtë. Pak ditë më parë, Basha takoi një grup banorësh të zones te Stacioni i Trenit dhe u premtoi korigjim të vlerës së dëmshpërblimit për prishjen e banesës së tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com