Dëmshpërblimi për aksidentet
Rastet kur e përfitojnë pasagjerët

Dëmshpërblimi për aksidentet<br />Rastet kur e përfitojnë pasagjerët
TIRANË - Ligji për sigurimin e detyrueshëm motorik parashikon që pasagjerët në një makinë të dëmshpërblen në rast aksidenti. Nga kompania e sigurimit duhet të paguhen të gjitha detyrimet. Në rast se dëmtoni sende me vlerë gjatë aksidentit, atëherë ato nuk mbulohen nga kompania e sigurimit, nëse nuk ka një kontratë më vete për to
 
“Pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi, në rastin kur pasagjeri vdes, ka të drejtë, sipas kushteve të kontratës së sigurimit, të kërkojë që shoqëria e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai. Kur pronari i një mjeti motorik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve, sipas dispozitave të këtij ligji dhe aksidenti ka ndodhur, pasagjeri ose personi përfitues i kontratës së sigurimit, nëse do të ishte lidhur, ka të drejtë të kërkojë pagesën e shumës së siguruar nga fondi i kompensimit. Sigurimi i përgjegjësisë së mbajtësit të mjetit motorik nuk mbulon dëmet e sendeve, të cilat i ka marrë përsipër t’i transportojë mbajtësi i mjetit, shkaktar i aksidentit dhe që ndodhen në mjetin në çastin e aksidentit”, - thuhet në ligjin për sigurimin e detyrueshëm.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin