Dëmtimet në sport, teknikat
që ju shërojnë shpejt

Dëmtimet në sport, teknikat<br />që ju shërojnë shpejt
Nëse ju vuani nga ndrydhja, tendosja muskulare atëherë ndihma e parë është e rëndësishme në parandalimin e komplikacioneve dhë mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt. Një nga metodat më efektive kur ju merni një dëmtim të tillë gjatë lojës së sportit ose në raste të tjera, është metoda PRICE e cila nënkupton mbrojtje, pushim, akull, kompresion dhe ngritje. Përdorimi i kësaj teknike besohet se lehtëson dhimbjen, limiton enjtjen dhe mbron indin e dëmtuar.
Kur ndodh një dëmtim gjatë sportit, indi i dmëtuar mund të enjtet. Gjithashtu mund të keni gjakrrjedhje dhe mund të ndodhë inflamimi i pjesës së dmëtuar. Procesi i shërimit ndodh kur indi i dëmtuar zëvendësohet nga kolageni. Në shumicën e rasteve, indi ka nevojë për riaftësim të plotë përpara se ju të ktheheni të luani në sport.

MBROJTJA
Nëse jeni i dëmtuar, ndaloni së luajturi dhe mbroni pjesën e dëmtuar nga dëmtimi i mëtejshëm. Shmangni vendosjen e ngarkesave në pjesën e dëmtuar dhe kërkoni ndihmë duke lëvizur në një zonë më të sigurtë.

PUSHIM
Pushimi është jetësor në mbrojtjen e muskulit të dëmtuar, tendinit, ligamentit ose indeve të tjera nga dëmtimi i mëtejshëm. Relaksimi i pjesës së dëmtuar është pjesa më e rëndësishme për nxitjen e një shërimi të efektshëm.

AKULLI
Kur vendosni akull në pjesën e dëmtuar, përzgjidhni një kompresë të ftohtë, akull të grimcuar ose një çantë me bizele të ngrira të mbështjella në një peshqir të hollë. Ftohja siguron një qetësim afat-shkurtër të dhimbjes si dhe limiton enjtjen duke reduktuar rrjedhjen e gjakut në zonën e dëmtuar. Kur ftohni pjesën e dëmtuar, asnjëherë mos aplikoni akull direkt në lëkurë dhe asnjëherë mos lini akull në pjesën e dëmtuar për më shumë se 20 minuta. Ekspozimi i gjatë mund të dëmtojë lëkurën. Këshillohet aplikimi i kompresave të akullit për 15 minuta dhe më pas largoimi i tyre për pak kohë derisa lëkura të ngrohet.

KOMPRESIONI
Kompresioni ndihmon në reduktimin e enjtjes e cila mund të vonojë shërimin. Disa persona gjithashtu përjetojnë lehtësimin e dhimbjes nga kompresioni. Një mënyrë e lehtë për të ngjeshur zonën e dëmtuar është fashimi i quajtur fashimi ACE rreth zonës të enjtur. Nëse ju ndjehni pulsim ose nëse fashimi është shumë i tendosur, hiqni fashon dhe rivendoseni në mënyrë të tillë që të jetë pak më i lirshëm.

NGRITJA
Ngritja lart e pjesës së dëmtuar ndihmon në kontrollin e enjtjes. Është më efektiv kur zona e dëmtuar ngrihet mbi nivelin e zemrës. Për shembull, nëse ju dëmtoni një kyç, përpiquni të shtriheni në krevat me këmbët tuaja të vendosura mbi një ose dy jastëk.
Pas një ose dy ditëve trajtim, pjesa më e madhe e ndrydhjeve ose tendosjeve dhe dëmtimeve të tjera do të shërohen. Nëse dhimbja juaj ose enjtja nuk ulet pas 48 orëve atëherë caktoni një takim me mjekun tuaj. Kur procesi i shërimit të ketë filluar, masazhi i lehtë mund të reduktojë formimin e shënjave dhe mund të përmirësojë shërimin e indit. Streçingu i kujdesshëm mund të fillohet pasi enjtja të largohet plotësisht. Përpiquni të punoni në të tërë gamën e lëvizjes së artikulacionit të dëmtuar ose muskulit në të kundërt rrezikoni ri-dëmtimin e zonës. Kujtoni që streçingu nuk duhet të shkaktojë asnjëherë dhimbje.
Të ngrohtit mund të jetë ndihmues kur dëmtimi ka kaluar fazën akute dhe enjtja si dhe gjakrrjedhja ka ndaluar. Të ngohtit do të rrisë furnizimin me gjak të zonës së dëmtuar dhe do të nxisë shërimin.
Së fundmi, pasi dëmtimi shërohet, mund të fillohen ushtrime forcimi. Gjithmonë, filloni me pesha të lehta. Është ndihmuese për ju të punoni me një fizioterapist kur të filloni rehabilitimin e dëmtimit. Një ekspert mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni më shpejt.

Marre nga ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’