TIRANE - Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme duke dënuar përmes një deklarate të dytë heqjen e memorialit të dëshmorëve në Luginën e Preshevës, u bën thirrje shqiptarëve në këtë rajon që të vetëpërmbahen ndaj akteve të dhunës të treguara nga qeveria serbe, siç e cilëson Ministria.
Apeli i Ministrisë vjen një ditë pas dëmtimit të disa varrezave serbe në Kllokot dhe Prizren. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky veprim “bie ndesh me frymën e tolerancës që karakterizon shoqërinë në Kosovë, duke mbështetur qeverinë e Kosovës në thirrjet e saj për vetëpërmbajtje dhe shmangien e akteve të dhunës.”
Në përfundim të deklaratës për shtyp, Ministria e Jashtme i kujton Serbisë “të respektojë dhe zbatojë të gjitha detyrimet dhe angazhimet si shtet anëtar në organizatat ndërkombëtare ku ajo është palë, duke siguruar se Shqipëria nuk do të ndalet së mbrojturi interesat e pakicës shqiptare atje, në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe gjithë standardet ndërkombëtare në këtë fushë.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com