TIRANE - Shpërthimi i kontrolluar që shembi ndërtesën pesë katëshe në rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit Ekonomik, dëmtoi fasadën dhe ambientet e brendshme të fakultetit. Sot mësimi në fakultet ishte pezulluar, ndërsa stafi akademik dhe një pjesë e sudentëve gjatë të dielës deri në orët e para të mëngjesit ishin angazhuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i të dielës.
Në ambientet e brendshme të fakultetit dukeshin ende të qarta dëmet e shkaktuara, edhe pse stafi akademik, pedagogët dhe drejtues të fakultetit ishin përpjekur të rikthenin ambientet në gjendjen normale. Sekretaret, pedagogët dhe pastrueset rrëfejnë se fasada ballore e fakultetit që është me pamje nga rruga e elbasanit, ngjitur me godinën është dëmtuar tërësisht.
Xhamat, dritaret dhe grilat e kësaj fasade, janë hedhur të gjitha dhe janë zëvendësuar me të reja.
Po kështu edhe dyer dhe ambiente të brendshme të fakultetit, janë dëmtuar. Pjesa lidhëse e godinës së re me godinën e vjetër ka pësuar çarje dhe në ambientet e shkollës së doktoraturës, tavani varet mbi kokat e pedagogëve dhe studentëve. Në ambientet e brendshme, të fakultetit bravat e dyerve ishin shqyer nga shpërthimi. NJë pjesë e tyre ishin zëvendësuar dhe një pjesë tjetër po punohej për t’i rregulluar.
Të dielën në mesditë në orën 14:00, INspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, rrëzoi me një shpërthim të telekomanduar një ndërtesë e cila ishte vendosur për t’u prishuar për të sistemuar këtë segement të Rrugës së Elbasanit.
/Shqiptarja.com

VIDEO