Ata që kanë konstatuar një gjë të tillë kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe bashkinë të cilat kanë nisur jo vetëm hetimet, por edhe punën për rikonstruksionin e saj.
Për kryetarin e bashkisë Vlorë, Dritan Leli dëmtimi i sahtit është një akt i turpshëm dhe vandal, ndaj i bën thirrje qytetarëve të Vlorës që të ruajnë pasuritë e përbahskëta publike, sidomos këtë vepra që janë të dekadave më parë.
Sahati ishte dëmtuar edhe disa muaj më parë, gjë që detyroi ekspertët që ta rikonstruktonin, por kjo nuk ka zgjatur shumë kohë, pasi sot ai u dëmtua sërish.
Sahati i qytetit të Vlorës, i ndërtuar në shekullin e kaluar nga italianët është një nga veprat me të cilat krenohet qyteti i Vlorës, por që prej shumë vitesh kishte qëndruar në heshtje, ndërsa është bërë i mundur funksionimi i tij vetëm pak kohë më parë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)