Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet për Kapitullin 20 të negociatave me Bashkimin Evropian dhe shpreson që ai të mbyllet shumë shpejt. Me këto fjalë ministrja Delina Ibrahimaj, komentoi sot mbledhjen e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE (COELA), e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, ku në qendër të debatit ishte Kapitulli për “Sipërmarrja dhe Politika Industriale”.

“Mbledhjet janë me dyer të mbyllura dhe ka një arsye pse janë të tilla. Ne jemi shpresëplotë që Kapitulli 20, për të cilin kemi përmbushur të gjitha detyrimet që kishim në kuadër të procesit të integrimit europian, do të mbyllet shumë shpejt. Shpresa jonë është që shumë shpejt ai të mbyllet”, tha ministrja.

Kapitulli 20 lidhet me politikat e Bashkimit Evropian për sipërmarrjen dhe industrinë, duke përfshirë klimën e biznesit, konkurrueshmërinë dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


Lajmi kryesor:

IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për të marrë fondet! Do të zhbllokohen shumë shpejt (VIDEO)