Dy akuzat e Prokurorisë ndaj Saimir Tahirit, për trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë, parashikojnë dënim me burg nga 11 deri në 27 vite. 

Janë dy nenet e Kodit Penal, 260 dhe 283 të cilët parashikojnë dënimin me burg për dy veprat penale për të cilat akuzohet ish-ministri i Brendshëm. Akuza e parë për Tahirin është ajo për trafik droge vepër për të cilën ai rrezikon 7-15 vjet burg (neni 283).  

neni283
(Neni 283 i Kodit Penal)

Neni 260 i Kodit Penal, për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, parashikon dënim 4-12 vite burg. Më herët, Prokuroria e Krimeve të Rënda iu drejtua Kuvendit përmes një shkrese duke kërkuar heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Tahirit pasi në bazë të hetimeve italiane rezulton i përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Itali. 

neni 260
(Neni 260 i Kodit Penal)

Dënimet për dy veprat Penale:

Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike (neni 283), 7-15 vjet burg.

Korrupsion pasiv i funksionarëve shtetërorë (neni 260), 4-12 vjet. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com