8 muaj pasi u dënua nga gjykata me 200 mijë lekë gjobë me akuzën e shpifjes ndaj kryeministrit Edi Rama, deputeti Edi Paloka apelon vendimin në gjykatë kushtetuese.
Paloka u dënua më 5 qershor së bashku me deputetin Arben Ristani, ndërsa pas shortit kushtetuesja ka vendosur datën 29 mars për shqyrtimin e këtij apeli.
Sipas objektit të kërkesë padisë, kreu i grupit parlamentar të PD-s kërkon “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.8, datë 05.06.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.8, datë 05.06.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.
Ajo çka kuptohet nga kjo kërkesë padi është fakti se 8 muaj pas dënimit nga Gjykata, deputeti Paloka nuk e ka paguar gjobën prej 200 mijë lekë dhe kërkon që ajo të pezullohet e të shfuqizohet.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com