TIRANE - Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet përmes një njoftimi për shtyp, ka reaguar kundër dënimit nga ana e Gjykatës së Lartë të Serbisë, ndaj dënimit me 116 vite burg të ish luftëtarëve të Luginës së Preshevës.
Në njoftimin për shtyp PDIU, e cilëson procesin, të montuar e të mbushur me parregullsi.
“Duket qartë që ky dënim vjen si pasojë e ndryshimit të pushtetit qendror në Serbi dhe ardhjen në krye të këtij shteti të ish-zëvendësit dhe ish zëdhënësit të Miloshevicit. Ne konsiderojmë se procesi për të ashtuquajturin grup i Gjilanit është një përpjekje e pushtetit qendror serb për të mbajtur shqiptarët e Luginës së Preshevës nën terror duke penguar kthimin dhe nxitur vazhdimin e largimit të shqiptarëve prej aty.” – lexohet në njoftimin e PDIU-së
Në përfundim të komunikatës, PDIU shpreh solidarizimin me familjarët e të burgosurve politikë dhe i bën thirrje Beogradit për të hequr dorë nga politikat e vjetra anti-shqiptare.
(er.ci/Shqiptare.com)
/Shqiptarja.com