Dënimi nga Disiplina, Ndikumana:
Veliu më pështyu, unë s’bëra asgjë

Dënimi nga Disiplina, Ndikumana:<br />Veliu më pështyu, unë s’bëra asgjë
Pas vendimit të Disiplinës për dënimin e sulmuesit të Tiranës me 2 ndeshje për shkak të incidentit me Teqajn në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Lacit, ka reaguar Ndikumana duke e cilësuar të padrejtë vendimin dhe të qëllimshëm.

“Nuk e godita Teqjan, thjesht e shtyva sepse ai po varej në qafën time. Arbitri ishte mes nesh dhe pa gjithçka shumë mirë. Veliu erdhi edhe më pështyu. Marrëdhënia ime me Maganin është normale”deklaroi ai.

Tirana pritet që të apelojë vendimin e Disiplinës, pasi kampionati është në një pikë vendimtare dhe mungesa e sulmuesit do të ishte një minus i madh për bardheblutë.

Reagimi i plotë i Ndikumanës
Te kesh kontakt ne fushe eshte dicka qe ndodh ne futboll, por te goditesh dhe me pas te denohesh me dy ndeshje, kete nuk e kuptoj aspak. Nuk e di perse eshte marre nje vendim i tille ndaj meje.

Nuk kam bere asgje ndaj atij lojtari. Reagimi im ishte normal. Pasi ai me shkelmoi, une me pas vetem e kam shtyre per ta larguar nga vetja. Arbitri ishte mes nesh dhe kjo eshte pjesa me e rende dhe me e pakuptueshme. Une nuk kam peshtyre askend, ndonese gjyqtari kete gje i tha kapitenit tone, por nuk eshte fare e vertete. Ishte numri 28 i Lacit ai e ka bere kete gje ndaj meje.

U afrua, me shau dhe, me pas, me peshtyu. Para se te reagoja, arbitri ishte aty dhe me tregoi kartonin e kuq. Do te ishte me mire qe te reagoja pas asaj qe me beri ai lojtar, por gabova. U tregova profesionist, duke qendruar qete.

Kur dikush te godet me grusht e me pas me shkelma, nuk besoj se eshte kaq e rende te reagosh duke larguar nga vetja. Nuk e konceptoj dot faktin qe ndeshkimi ishte kundrejt meje dhe jo ndaj tjetrit.

Se pari, lojtari qe me goditi, nuk u ndeshkua me karton te kuq dhe mbi te gjitha, futbollisti me numrin 28 nuk u ndeshkua as per ofendim dhe as per faktin qe me peshtyu. Ata mjafton qe te ndjekin pamjet filmike per te vertetuar kete qe une them. Eshte e tmerrshme qe une te mungoj dy ndeshje, duke ditur qe kemi ne prag dy perballje tejet te rendesishme dhe per me teper pa patur asnje faj.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja