FRANCË - Një lojtar pokeri italian u dënua me 2 vjet burg pasi kishte përdorur hile në një lojë pokeri ku kishte fituar 71 mijë euro në një kazino në Kanë të Francës.

56-vjeçari Stefano Ampollini kishte përdorur lente me rreze infra të kuqe dhe kishte shënuar letrat me një shenjë të padukshme. Duke e prezantuar veten si një 'lojtar dhe mashtrues me reputacion ndërkombëtar', 56-vjeçari tha në gjykatë se ishte krenar për "punën" e tij.

Ampollini pasi i shënoi letrat me një shenjë të padukshme, përdori lentet me rreze infra të kuqe për të parë letrat e shënuara, lente të cilat kushtojnë rreth 2 mijë euro.

Së bashku me Ampollinin u akuza dhe një tjetër italian me nofkën "izraeli" si bashkëpunëtor i 56-vjeçarit.

Përveç dënimit me 3 vjet burgim, Ampollini u gjot edhe me një gjobë prej 104 mijë eurosh.


(v.gj/shqiptarja.com)