Dënohet me 10 vite burg, Nazime
Visha apelon për pafajësi

Dënohet me 10 vite burg, Nazime<br /> Visha apelon për pafajësi
TIRANE- Dënimi me 10 vite burgim për Nazime Vishën nuk u pranua asnjëherë nga familjarët e saj, ndërsa avokatja mbrojtëse e vajzës e cila vrau përdhunuesin ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit kërkesën për ndryshimin e vendimit të dhënë nga dhoma penale e shkallës së parë.

Avokatja Vjollca Pustina, konfirmoi për A1Report se “apelimi është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës së Apelit, nga ku është kërkuar një ndryshim nga burgim me 10 vite në pafajësi për Nazime Vishën”.

Nazime Visha vrau vitin e shkuar Fiqiri Muçën, ku vetë Nazimja e ka pranuar krimin, por ka shpjeguar se e ka kryer në kushtet ku 50-vjeçari i shkatërroi jetën duke e përdhunuar që në moshë të mitur.

Mbrojtësja e Nazime Vishës shpreh besimin se “Apeli do të marrë në konsideratë ato fakte e prova të cilat në shkallë të parë nuk u vlerësuan”.

Ndërkaq pritet që kërkesa e dorëzuar t’i nënshtrohet shortit nga ku do të përzgjidhet dhe trupi gjykues e më pas të kalohet në seancë gjykimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G