Dëshmia: Automatikun ia
dhashë Llupos më 21 Jana

Dëshmia: Automatikun ia <br />dhashë Llupos më 21 Jana
TIRANE-Agim Llupos, nuk i ka mjaftuar vetëm automatiku i tij MP-5A2, por në ngjarjen e demostratës së 21 janarit ia ka marë dhe armën e njërit prej vartësve të tij, efektivit të Gardës së Republikës Përparim Bashukaj. Shkak i kësaj është bërë bllokimi i automatikut personal të Llupos, dhe për pasojë ai ka kërkuar menjëherë nga vartësi i tij Përparim Bashukaj armën personale të tij. Me automatikun model MP-5A3 është qëlluar disa herë në ajër. Fakti që arma ka qëlluar ka dalë nga ekspertimi balistik i saj në laburatorin shkencor, ndërkohë që fakti që provon se Llupo ka qëlluar me këtë armë del nga pamjet filmike dhe nga dëshmia e Përparim Bashukaj të dhënë në prokurorinë e Tiranës. Gjatë dëshmisë së tij, Bashukaj tregon se i arrestuari Agim Llupo gjatë demostratës së dhunshme i ka kërkuar atij armën për të qëlluar në ajër, pasi siç ai i bënte me shënjë arma e tij ishte bllokuar. Ai ka pranuar tia japë automatikun e tij me të cilin Llupo ka hapur zjar disa herë, dhe më pas ia ka kthyer sërisht pas ç'bllokimit të automatikut të tij personal. Ndërkohë që për sa i përket dy vrasjeve të Hekuran Dedës dhe Zivër Veizit që prokuroria mendon se janë kryer nga gardisti Llupo, ato janë kryer me armën e tij personale MP-5A2. Fakti se Llupo ka qënë i armatosur me dy armë, sipas burimeve provohet dhe nga pamjet filmike, të cilat qartësojnë efektivin e gardës që në njërin nga supet e tij, ka të varur një automatik tjetër. Kjo rëndon akoma dhe më tepër pozicionin e efektivave të Gardës së Republikës, të cilët në 21 janar ishin armatosur më tepër siç parashikonte plani i masave të bërë një ditë më parë nga vetë krerët e repartit të Gardës së Republikës. Momentalisht i akuzuari për vrasjen e demostruesit nga Gjirokastra Zivër Veizi, Agim Llupo, dyshohet se ka qëlluar me armën e tij dhe në drejtim të dy demostruesve të tjerë Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Për këto dy vrasje prokuroria e Tiranës vendosi të zgjasë hetimin deri në 8 maj të këtij viti për gardistin Agim Llupo, me argumentin se nevojiten kryerja e disa ekzaminimeve balistike.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit