Dëshmia e Soelës: Roza
shpëtoi nga vrasësit e Bashkisë

Dëshmia e Soelës: Roza <br />shpëtoi nga vrasësit e Bashkisë
Soela Zani është një fotografe e talentuar por njëkohësisht një animaliste e apasionuar. Një shpirt i ndjeshëm që dashurinë e saj e vë në shërbim të kafshëve pa mbrojtje. Suela tregon ekskluzivisht për shqiptarja.com eksperiencën e saj me Rozën, qenushen e rrugës për të cilën kujdeset dhe papritur e morën punonjësit e Bashkisë. Roza për fat shpëtoi dhe u rikthye te Soela, por animalistja ka disa këshilla civilizimi për Bashkinë e Tiranës.

Soela ti je personi i duhur për të na treguar historinë tënde personale me Rozën, një qen rrugësh që ti e more për t’u kujdesur dhe një ditë punonëjsit e bashkisë ta rrëmbyen. Si ndodhi? Ku është Roza tani?


“Në fakt, qenushen të cilën e kam pagëzuar me emrin Roza e kam njohur në muajin maj të këtij viti. Mjaftoi që vetëm një herë t’i jepja dicka per të ngrënë dhe ajo nuk u largua më prej derës së vendit ku unë punoj. Kështu që u bëmë shumë mikesha, më priste, dhe vazhdon të më presë e para cdo mëngjes përpara derës së punës time. Ka qenë data 25 nëntor dita kur unë nuk e pashë me Rozën të vinte tek dera e punës time. Më pas, nga darka, disa djem më thanë se atë e kishte marrë një makinë e bashkisë sipas tyre. Ia kisha shumë frikën asaj makine pasi diku nga muaji korrik i këtij viti, pikërisht kjo makinë ka ndaluar përpara derës së punës time, dhe punonjësit e bashkisë të cilët i njoha prej jelekut që kishin veshur, donin ta merrnin Rozën. Sigurisht që nuk i lashë. Ndërkohë që këtë herë kjo gjë kishte ndodhur dhe unë nuk e dija. Më pas, edhe një mikesha ime më tha se kishte parë nje skenë të llahtarshme, të tipit: punonjësit e bashkisë duke i gjuajtur qenve me një lloj arme e cila i paralizonte e më pas i kapnin.
Fatmirësisht, në datën 1 dhjetor në darkë, Roza u kthye vetë. Nuk mund ta besoja, Kishte hundën e gërvishur thellë dhe ishte bërë shumë pis. Kushedi se cfarë kishte kaluar. Por sigurisht që nuk mund të m’i thoshte. Kur e takova, vetëm kuiste, pothuajse po qanim të dyja, nuk e besoja dot që kishte arritur t’u ikte dhe u kthye tek une.

A ke njohuri ku i çojnë, ku i mbajnë këto kafshë, si i trajtojnë?


Me thënë të drejtën nuk di gjë. Një mikesha e ime tha se kishte informacion se qentë i conin në institutin e veterinarisë. Se cfarë bënin me ta atje, as që e kam idenë. Megjtihatë, mikesha ime të cilën e lajmërova ditën që më kishin marrë Rozën, kishte shkuar tek Instituti i Veterinarisë për të parë nëse Roza ishte aty, dhe përgjigjja që kishte marrë ishte se nuk dinin gje, dhe se nuk kishin të bënin fare me këtë ngjarje.


Çfarë të ngacmon tek kjo kategori kafshësh që ju ofron ndihmë sa herë mundesh?

Unë tërë jetën time kam patur mace në shtepi, edhe pse jetoj në apartament. Nuk e imagjinoj dot të mos kem kafshë në shtëpi. Qentë, sidomos ata të rrugës, më tërheqin nga sytë, po i pashë në sy, dalloj shumë qartë trishtimin e tyre. Si mund ta lesh pa e ndihmuar kur sheh sy aq të trishtuar?




Në ç'gjendje ishin ato kur i ke gjetur?


Dy macokët që kam në shtëpi, i kam gjetur afër kazanit të plehrave, kur ishin kotele aq të vogla, sapo kishin hapur sytë. Zeben, e kam gjetur sërish tek rruga e punës time, por atë e kishte aksidentuar një makinë, këmbën e kishte të gjakosur, si edhe syri i kishte ikur shtrembër. Direkt e cova te veterineri, i bëmë qetësues për dhimbjet dhe antibiotk per 1 jave rresht, dhe Zeba sot eshte shume mire, sic e shihni edhe ne foto :).


A ke ti një sugjerim për Bashkinë e Tiranës? Si duhen trajtuar këto kafshë?


Në fakt, ka shumë njerëz që mendojnë se vendi ynë ka aq shumë probleme saqë s'ka njeri kohë të merret me qentë e rrugës.
Por unë mendoj se që këtu fillon gjithshka. Në rast se duam të hyjmë në Europë, nuk mundet të hyjmë në këtë formë.
Sigurisht, që qentë e rrugës, mund të jenë edhe të rrezikshëm për sëmundjet që bartin, ose mund edhe të jenë agresivë me njerezit. Por unë mendoj se vrasja e tyre nuk është zgjidhje. Nje ide e mire do të ishte grumbullimi i tyre nëpër qendra grumbullimi, vaksinimi dhe sterilizimi. Vetëm kjo është një zgjidhje e qytetëruar. Vrasja eshte e patolerueshme.
Gjithashtu, kam edhe dicka tjetër, të gjithë ata që duan të blejnë një kafshë shtëpiake, (qen ose mace), është më mirë të adoptojnë një qen të rrugës, një këlysh ose kotele të vogël. Tek e fundit do të marrë gjithë dashurine e tij/saj, dhe do të kete një rracë krejt të vecantë të cilën nuk e gjen dot as me shumë para nëpër dyqanet e kafshëve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg