BRINDIZI - Në Itali kanë nisur përgatitjet për të ndihmuar 49 pasagjerët e ‘Norman Atlantic’ të cilët mbërrijnë në Brindisi, pasi u evakuuan dhe u vendosën në bordin e anijes ‘Fryma Tregtare e Pireut’.
Në terminalin e pasagjerëve të Costa Morena ku pritet të mbërrijnë 49 personat, ndodhet edhe një shqiptar, Altin Mane, i cili po pret të vëllanë. “Vëllai im Robert ndodhej në atë anije”, thotë ai teksa shton se kishte komunikuar me të në telefon disa herë gjatë ditës.
“Ishin telefonata që zgjasnin vetëm pak sekonda. Po i përejtojmë me ankth këto momente”, ka rrëfyer Mane.
Vëllai i tij, Robert Mane, i cili ndodhej në traget jeton në Venecia me familjen dhe po kthehej në Itali pas pushimeve në Shqipëri.
“Im vëlla kishte marrë tragetin nga Igumenica dhe po kthehej te gruaja dhe fëmijët. Urojmë që të takohen së shpejti”, përfundon Altin Mane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com