Dëshmitë e një kineasti
për diktaturën dhe postdiktaturën

Dëshmitë e një kineasti<br />për diktaturën dhe postdiktaturën
Kineasti Kolec Traboini do të jetë nesër në qendër të vëmendjes së Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, cili në orën12:00 do të organizojë një takim ekspoze nga krijimtaria tij. Filmat që do të shfaqen jan"Dëshmi nga Barleti"- dokumentar historik, realizim i vitit 1990, "Martirët",realizim i vitit 2011, që ka si subjekt masakrën që është bërë në vitet e diktaturës ndaj kleritkatolik shqiptar, ku u ekzekutuan32 meshtarë, njerëz të kulturës dhe të dijeve, poetë, studiues dhe folkloristë.

Traboini paraqet gjithashtu edhe dhjetë etyde filmike të realizuara prej tij vitet e fundit si sintezë poetike të krijimtarisë së vet si poet dhe kineast.Kineasti, gazetari dhe poeti Kolec Traboini, është fitues i kupave për filmat dokumentarë në dy festivale kombëtare të filmit shqiptar: "Asdreni" 1976, "Kështjella e këngëve" 1990. Filmi "Dëshminga Barleti" me skenar e regji të K.Traboinit u vlerësua si filmi më i mirë i Kinostudios për vitin 1990.

Eshtë autor i mjaft filmave të vlerësuar,si "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina", etj, si dhe skenarist edhei disa filmave vizatimorë ndër të cilët "Portreti" me regji të Artan Makut,film i cili stigmatizonte me guxim megallomaninë e udhëheqësve tëkohës së diktaturës. Eshtë skenaristi filmit dokumentar "Përse kështu"(Estetika e veshjeve) që kritikonte të metat e dobësit e sistemit të prodhimit konfeksional në kushtet e mekanizmit të vjetëruar të ekonomisë së ngecur shqiptare(1989-1990), film që u ndalua të qarkullonte sepse organet e nomeklaturës komuniste e konsideruan nxirje të realitetit socialist( GazetaMAPO 17 mars 2011).

Situatën e krijuar në 1990 Traboini e priti me entuziazëm dhe mori pjesë gjallërisht në veprimtarinëdemokratike. Në 16 janar 1991 boton në Gazetën "RD" shkrimin me titull "Vlera e simboleve kombëtare",ku kërkonte publikisht heqjen e yllit komunist nga flamuri kombëtar. Eshte nisiator dhe organizator i të parit tubim të krijuesve dhe intelektualëve të Tiranës në përkrahje të zhvillimeve demokratike, e cila u kthye në një demonstrate të fuqishme antikomuniste.

Për veprimtarinë poetike dhe esèistike është vlerësuar me çmimin e përvitshëm letrar "Pena e Artë Kadmus 2008" nga Klubi i Shkrimtarëve "Drita" Athinë. Në vitin 1994, Kolec Traboini është pranuar anëtar i Federatës Ndërkombëtare tëGazetarëve, me qendër në Bruksel,ndërsa në nëntor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare në Botë mbajtur në Prizren, është zgjedhur anëtari këshillit drejtues të LSHB. Eshtë ndër krijuesit shqiptaro-amerikan më aktiv në shtypin e Komunitetit Shqiptar në Amerikë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së