Dështon darka, Rama nuk
arrin të pajtohet me Blushin

Dështon darka, Rama nuk<br />arrin të pajtohet me Blushin
TIRANE - Ka dështuar përpjekja e kryeministrit Rama për tu pajtuar me deputetin socialist Ben Blushi. Darka që kishte thirrur tek deputeti tjetër socialist , Dash Peza nuk ka pasur sukses, ndonëse ishin thirrur miq të përbashkët të tyre si Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Vangjush Dako.

“Ke një qeveri të dështuar që është e paaftë të bëjë reforma”, - i ka thënë Blushi Ramës që në fillim.

Sipas burimeve për Shqiptarja.com, biseda ka nisur me tone të ashpra çfarë ka bërë të mundur mbylljen e çdo shtegu për të arritur mirëkuptim pavarësisht këmbënguljes së Ramës. “Nuk më frymëzon më si lider”, - i ka thënë Blushi kryeministrit, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se reformat po përfshijnë të gjithë sektorët. “Këto nuk janë reforma, por thjesht masa që në analizë të fundit nuk e ndryshojnë gjendjen”, është përgjigjur Blushi.

Pavarësisht se biseda është para gotës së verës që në fillim është shoqëruar nga tone pasionante, çka i ka detyruar të tjerët të ndjekin në heshtje shumicën e kohës debatin. Sipas Blushit reforma në sektorin energjetik dhe ajo në arsim nuk kanë qenë të suksesshme.

Darka është organizuar pas një deklarate publike që deputeti socialist Ben Blushi bëri në mbështetje të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas sulmeve me tritol ndaj familjes së tij. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re