Dështon sërish konkursi për
shtatoren e Ismail Qemalit

Dështon sërish konkursi për <br />shtatoren e Ismail Qemalit
Konkursi për shtatoren e Ismail Qemalit duket se nuk do të përfundojë kurrë. Pas dështimit të konkursit të parë për realizimin e shtatores në muajin mars, u vendos që 5 artistët e përzgjedhur ndër 20 pjesëmarrësit do të sillnin edhe një herë punime të tjera të cilat do të rivlerësoheshin në një konkurs të dytë, ku do të shpallej edhe fituesi. Por megjithëse ka ditë që bocetet pozojnë në Bibliotekën e Galerisë Kombëtare të Arteve, ende nuk ka një gatishmëri votimi. Sipas disa burimeve zyrtare, duket se shpallja e fituesit nuk ka për të ndodhur. Gjatë prezantimit të boceteve të reja, juria nuk po vendos dot nëse vlen apo nuk vlen, të paktën njëri prej tetë boceteve të sjella në GKA. Edhe pse fazës së dytë të këtij konkursi duket se i ka mbaruar afati, juria këtë herë ka frikë të ngutet. Mes pesë të përzgjedhurve ka qenë edhe skulptori i njohur Pjerin Kolnikaj, ndër më të vlerësuarit, por ai e braktisi konkursin, duke bërë që numri i konkurruesve të përfundojë në katër. Skulptori Kolnikaj, i cili ka qenë një nga konkurruesit më të fortë edhe në bocetin për monumentin e pavarësisë, dhe u vlerësua nga një pjesë e jurisë si kandidat për çmimin, ka treguar dje për “Shqiptarja.com” se cilat qenë arsyet që hoqi dorë. Kolnikaj largohet nga konkursi sepse përsëritja e garës dhe qëndrimi i jurisë ndaj artistëve nuk i është dukur serioz. “Ata nëse kishin për të zgjedhur bocetin më të mirë mund ta zgjidhnin njërin dhe të mbaronte kjo punë...”, thotë Kolnikaj. Ndërkohë që komenton se do të ishin të kota përpjekjet për të konkurruar për herë të dytë, ai është shprehur se “Unë nuk mund të punoja sërish falas. Në asnjë vend të botës nuk mund t’u marrësh kohën artistëve që të punojnë pa asnjë shpërblim. Kjo nuk është normale”. I pyetur për shkaqet e dështimit dy herë resht të konkursit e veçanërisht të atij për bocetin e Ismail Qemalit, ai thotë se “nuk dua të flas më tepër, sepse jam pjesë e konkursit dhe kam marrë vlerësime pozitive, por do të theksoja që, nëse ende nuk e zgjedhin dot bocetin fitues, po u skadon afati. Nëntori nuk është larg.” Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, është skeptik për vlerën e ndonjërit prej këtyre 8 boceteve. Ai ka pohuar se nuk po shpallet ende fituesi. Pyetjes “A do të kemi përfundimisht një emër fituesi për shtatoren e Ismail Qemalit?, Shima i përgjigjet: Është njëri nga bocetet që është konsideruar nga juria pak më i mirë, por është vështirë që ndër këto 8 bocete që kemi të dalim në përfundim të konkursit të dytë. Duke pasur parasysh se Shima është edhe kryetar i jurisë, nuk kishim kë të pyesnim tjetër veç tij pse ende nuk është marrë një vendim për të zgjedhur fituesin. “Duam të zgjedhim veprën më të të mirë...Po ku i dihet, po nuk na pëlqeu, konkursin mund ta kthejmë mbrapsht edhe këtë herë, thotë ai. Shima shtonë se nëse zgjidhet të paktën njëri mes këtyre që janë fituesi, mendoj se do të ndërhyhet sërish për ndonjë përmirësim. Pra juria ende nuk ka dhënë fjalën përfundimtare. Drejtori i GKA-së nuk dëshmon se ka një afat të ri kohor për mundësinë e një shtyrjeje tjetër, në rast se do të bëhet. Por, siç thotë edhe skulptori i njohur Pjerin Kolnikaj, vërtetë që 28 Nëntori nuk është shumë larg. Afati skadon.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin