Daçiç i dorëzon notë proteste
ambasadorit shqiptar në Beograd

Daçiç i dorëzon notë proteste<br />ambasadorit shqiptar në Beograd
BEOGRAD - Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i është dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, nota e protestës dhe deklarata e ashpër me rastin e provokimeve të shqiptarëve gjatë ndeshjes së djeshme të luajtur në Beograd.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e Serbisë e cila shprehet se "këto incidente, padyshim, të planifikuara me kujdes, siç është dirigjimi i dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi terrenin ku është luajtur ndeshja, dëmtojnë seriozisht përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi në rajon".

Në komunikatë Ministria e Jashtme serbe nënvizon se provokime të tilla nuk do të tolerohen aspak nga ana e shtetit serb.

"Serbia është e angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nga të cilët pritet qasje e njëjtë dhe nuk do të tolerojë provokime të tilla", thuhet në deklaratë.

Ambasadorit shqiptar i është thënë se Serbia pret nga zyrtarët shqiptar të dënojnë incidente të mbrëmshme, gjë e cila, siç thuhet, është hapi i parë i domosdoshëm drejt tejkalimit të problemit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim