Daçiç: Me Prishtinën bisedojmë
për çdo gjë, por jo për pavarësinë

Daçiç: Me Prishtinën bisedojmë<br />për çdo gjë, por jo për pavarësinë
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot në Bruksel se Beogradi mund të bisedoj për çdo gjë me Prishtinën, për përmirësimin e jetës së popullatës serbe në Kosovë, por asgjë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Serbisë për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një fjalimi në Qendrën për politikë evropiane në Bruksel, zoti Daçiqi tha se Beogradi e “dëshiron normalizimin e raporteve, pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për statusin e Kosovës”.

Sipas Daçiç, rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundshëm për çdo gjë që nuk është e lidhur me statusin e Kosovës dhe ka theksuar se serbët e Kosovës për të parën herë kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe do të marrin pjesë edhe në qeveri, nëse ftohen.

Pasi ka përmendur se grupet punuese gjatë dialogut  në mënyrë teknike e kanë realizuar atë për të cilën është arritur pajtueshmëri politike, megjithatë, afro 90% të çështjeve në fund është dashur përfundimisht t’i zgjidhin ai dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kur janë takuar direkt. 


Marrë nga REL

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari