Pas publikimit të lajmit se zv. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një vizitë në Serbi më datë 24 prill, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiç.

Sipas mediave Serbe mësohet se ai ka thënë se nuk është e nevojshme që Thaçi të vijë në Serbi. Sipas Daçiç me pjesmarrësit është marë organizata ‘Ambasadorët e Paqes’, ndaj, ai pjemarrjen e Thaçit e ka marë vesh vetëm nga mediat.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar, dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, në takimin nuk është e nevojshme të jetë pjesëmarrës.
“Mendoj se nuk ka nevojë për të ardhur. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht. Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare”, citohet të ketë thënë Ministri i Jashtëm Serb.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)