Daçiç: Serbia kurrë nuk do
heqë dorë nga Kosova për BE-në 

Daçiç: Serbia kurrë nuk do<br />heqë dorë nga Kosova për BE-në 
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç thotë se marrëdhënia e  Serbisë me Rusinë është tradicionale, ndërsa interesi politik është që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Dacic ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE, do t’i sillte asaj të ardhura të mëdha.

"Sa ka të ardhura për kokë banori Serbia, sa do të kishte po u bë anëtare e BE-së dhe sa duhet të fitojë nga buxheti i BE-së? Serbia ka interes të jetë anëtar deri sa të bëhet vend i zhvilluar i BE-së sepse do të fitonte para pa kthim",ka thënë Daçiç. 

Duke komentuar kthimin liderit të radikalëve serbë Vojislav Sheshel nga Haga dhe vlerësimit ë Aleksandar Vulinit se është pasojë e politikës amerikane ndaj Serbisë, Daçiç ka thënë se ka dyshime se në ardhjen e Sheshelit ka diçka tjetër veç arsyeve humanitare duke shtuar se kishte kërkuar dhjetë herë lirimin e tij nga Haga por ai nuk kishte ndodhur sepse Sheshel kishte refuzuar.

Duke folur rreth “ndarjes” së Kosovës, Daçiç ka thënë se “është lëshuar koha që Serbia të propozojë pikëpamjet e veta për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ndërsa ideja për ndarjen e Kosovës është e vonshme për të.

Daçia ka përsëritur “Serbia nuk do të bisedonte sot për anëtarësim në BE sikur të mos ishte nënshkruar Marrëveshja e Brukselit”.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës