Daçiç sot në Kosovë, viziton
“Trashëgiminë kulturore serbe"

Daçiç sot në Kosovë, viziton<br />“Trashëgiminë kulturore serbe"
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, do të qëndrojë sot në Kosovë për të vizituar, siç thuhet në një njoftim të ministrisë së Jashtme serbe, “trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi që gjenden nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

“Daçiç do të vizitojë zonat e trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës dhe Metohisë të cilat janë të regjistruara në Listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s – patrikanën Pejës, kishën e Levishës [në Prizren] dhe manastirin e Graçanicës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, theksohet se vizitën e tij në Kosovë, Daçiç do ta shfrytëzojë edhe për të biseduar me klerikët serbë, ku besohet se edhe do të përçojë mesazhe politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.  

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011