Daçiç, takim me liderët e Luginës
më 15 korrik në Beograd

Daçiç, takim me liderët e Luginës<br />më 15 korrik në Beograd
BEOGRAD – Kryeministri serb, Ivica Daçiç do të presë në 15 korrik liderët shqiptarë të tri komunave të Luginës së Preshevës; Preshevë, Bujanoc, Medvegjë.
 
Kjo pas miratimit dy ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës të Rezolutës për Preshevën, e cila kërkon reciprocitet të drejtash të shqiptarëve në jug të Serbisë me serbët e Veriut të Kosovës, gjë që nga qeveria serbe është quajtur “provokim”.
 
“Por për të zgjidhur në thelb zgjidhjen e problemeve prioritare, që janë të përcaktuara në Platformën e përbashkët me shqiptarët”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” deklaratën e Zoran Stankoviç , kryetari i Trupit Koordinues serb për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ai u tha shprehimisht sot medieve serbe, se “miratimi i rezolutës në Prishtinë për Luginën e Preshevës është provokim”.
 
Zoran Stankoviç tha se bazuar në diskutimet në prani të OSBE-së në janar dhe shkurt, të mbajtura me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, qeveria e Serbisë më 4 qershor ka miratuar një platform me shtatë pika. “Ajo i referohet përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimit ekonomik të tri komunave, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit të simboleve kombëtare, decentralizimit të gjyqësorit, për arsimin, kulturën dhe mediat, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale dhe të sigurisë dhe masat tjera në ndërtimit të besimit të ndërsjellët në ketë hapësirë”, ka shpjeguar kreu i Trupit Koordinues.
 
KOSOVA, REZOLUTË PËR LUGINËN E PRESHEVËS
 
Rezoluta e miratuar në Kuvend parasheh vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në veri të Kosovës me shqiptarët në Luginë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
 
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar të enjten një Rezolutë me të cilën obligojnë autoritetet kosovare që të përkujdesët për mbrojtjen e të drejtave elementare të shqiptarëve në tri komunat e administruara nga Serbia, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
 
Rezoluta është mbështetur nga 74 ligjvënës, ndërsa vetëm 4 kanë qenë kundër. Kjo rezolutë erdhi në rend të ditës pasi javën e kaluar Kuvendi i Kosovës dështoi ta votoj atë, për mungesë kuorumi. 
 
Iniciuesi i kësaj Rezolute ka qenë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili kërkon shtimin e kujdesit shtetëror të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Rezoluta e miratuar në Kuvend parasheh edhe vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në veri të Kosovës me shqiptarët në Luginë.
 
Sipas rezolutës, Serbia duhet t’i lirojë nga burgu të gjithë të burgosurve politik të Luginës së Preshevës, ndërsa Kosova duhet të kujdeset për të zhvendosurit nga Lugina, si dhe tp organizojë shkollim dhe mirëqenia për shqiptarët atje.
 
Po ashtu Qeveria e Kosovës obligohet të hapen dy zyra për shqiptarët e Luginës, një në Prishtinë dhe një në Gjilan. Ndërsa kërkesë e veçantë ka qenë heqja e takës kufitare për qytetarët nga Lugina të cilët duhet të paguajnë nga 20 euro në javë për kalimin e kufirit nga Serbia për në Kosovë.
 
Ndryshe, një javë më parë kryeministri Hashim Thaçi kërkoi që çështje e Luginës së Preshevës të hyj se çështje kushtetuese, në mënyrë që Kosova të marrë obligim kushtetues për mbrojtje e shqiptarëve të komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë.
 
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës