Daçiç: Takimi me Milanoviç
i rëndësishëm por jo historik
SERBI - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar përpara gazetarëve se takimi me homologun e tij kroat është shumë i rëndësishëm, por jo historik.
Sipas kryeministrit serb dy vendet duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve që tashmë janë ftohur. “Unë nuk pres që ky takim të jetë historik në aspektin e përfundimeve, por ne do të biem dakord për bashkëpunim në disa çështje”, tha Daçiç
Ai shtoi se pas ftohjes së marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë, ky takim duhet të shërbejë si normalizues dhe të mos jetë i vetmi në bashkëpunimin tonë.
I pyetur nga gazetarët se do të flitet për Kosovën në këtë takim Daçiç tha: “Nesër do të takohem unë dhe kryeministri kroat, do të flasim vetëm për marrëdhëniet midis këtyre vendeve”
(g.a/shqiptrja.com)
/Shqiptarja.com