Daçiç: Vrasja e këshilltarit serb në
Mitrovicë do ketë pasoja politike

Daçiç: Vrasja e këshilltarit serb në<br />Mitrovicë do ketë pasoja politike
BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka dënuar vrasjen e këshilltarit komunal të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiçijeviç dhe ka ofruar ndihmën e vendit të tij "për EULEX-in dhe KFOR-in, gjatë procesit të hetimeve".

“Nuk i di motivet apo arsyet, por pasi bëhet fjalë për një pjesëtar të organizatës politike, që ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale, natyrisht se ka implikime dhe pasoja politike”, u ka thënë Daçiç gazetarëve në Beograd, tansmeton "Koha ditore".

“Ne do të ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e mundshme për hetimet në mënyrë që të arrihet deri tek autorët e krimit”, ka thënë Daçiç.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar