Daçiç: Zgjedhjet parlamentare në
Serbi,do të mbahen dhe në Kosovë

SERBI- Kryeministri serb, Ivica Daçiç bëri të ditur se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ndërsa serbët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe zgjedhur pushtetin shtetëror.

Në një intervistë për gazetën serbe Novosti, Daçiç tha se serbët si çdo herë, do të dalin të votojnë në zgjedhje. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së zv.kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri e cila më parë kishte thënë se marrëveshja e Brukselit nënkupton fundin e përzjerjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Sipas marrëveshjes së Brukselit dhe përfaqësuesve të OSBE-së, zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, të caktuara për datën 16 mars të këtij viti, do të mbahen edhe në Kosovë.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët