Daçiç: BE të mos heshtë për
Shqipërinë etnike, na kërcënon!

Daçiç: BE të mos heshtë për<br />Shqipërinë etnike, na kërcënon!
BEOGRAD -  Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrtit Edi Rama se Shqipëria dhe shqiptarët janë një model frymëzimi për të ardhmen, duke thënë se modeli i Shqipërisë së madhe jo vetëm që nuk është projekt frymëzimi, por një kërcënim serioz për rajonin. 

...
Në një intervistë për median serbe B92, Daçiç ironizon deklaratën e dhënë nga kryeministri shqiptar Edi Rama se “Shqipëria është model frymëzimi për të ardhmen”. 

“Nuk di që projekti i Shqipërisë së Madhe të jetë model për të ardhmen e rajonit. Ky mund të jetë një projekt i dëshiruar nga politikanët shqiptarë, por për BE-në, Shtete e Bashkuara dhe të gjitha vendet e rajonit, kjo përbën rrezik për destabilizim e konflikteve në Ballkan”, thotë ministri i Jashtëm serb, duke theksuar qëndrimin se synimi për një Shqipëri etnike është rrezik jo vetëm për Serbinë Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë, por edhe gjithë Evropën.

Kreu i diplomacisë serbe tha se Evropa nuk duhet të heshtë përballë një kërcënimi të hapur për stabilitetin e rajonit, duke shtuar se “heshtja mund të shihet si mbështetje”.

Dy ditë pas dhunës në fushën e blertë të Beogradit gjatë përballjes Serbi-Shqipëri, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç pranoi për herë të parë se Serbia ka një pjesë të mirë të fajit për gabimet në organizimin e ndeshjes së futbollit, por se Shqipëria duhet të marrë dënimin më të madh për provokimin sipas tij me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

"Serbia meriton kritika për gabime në organizimin e ndeshjes, por Shqipëria e meriton dënimin më të fortë për provokimin e paparë në mes të shtetit të Serbisë dhe në sytë e një audiencë televizive në mbarë botën, me valëvitjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe, e cila kërcënon Serbinë Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë, dhe tërë  Evropën e botën", -tha Daçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në reagimet e tij për incidentin në stadiumin “Partizani” në Beograd se ajo që ndodhi gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte një shfaqje e dhunës dhe racizmit.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Shqipëria dhe shqiptarët janë të vendosur të jenë modeli i paqes, të jenë modeli frymëzues i të vështruarit nga e ardhmja, të jenë lokomotiva e transformimit të rajonit tonë nga një arenë luftërash, gjakderdhjesh, konfliktesh, urrejtje 100 vjet me radhë në një oaz bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik e social për të gjithë popujt tanë”, tha Rama në një intervistë dhënë dje për Zërin e Amerikës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim