Daçiç me 2 qëndrime, në Itali e
kishte fajin policia, për ne Flamuri!
Katër vite më parë në një ndeshje të Serbisë me Italinë ku tifozët serbë hodhën fishekzjarr në fushë e dogjën flamurin italian, Daçiç bëri fajtorë policinë italiane për paaftësinë që tregoi në ndalimin e tifozëve. Por ne dhunen ndaj lojtareve te kobmetares sone ben fajtore flamurin!
TIRANE - Katër vite më parë në një ndeshje të Serbisë me Italinë e cila degjeneroi në dhunë pasi tifozët serbë hodhën fishekzjarr në fushë e dogjën flamurin italian, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, në atë kohë në postin e kreut të Ministrisë së Brendshme, bëri fajtorë policinë italiane për paaftësinë që tregoi në ndalimin e tifozëve. Daçiç tha në atë kohë se nuk do ta kishte lejuar kurrë të ndodhte diçka e tillë në Beograd. Por pasi dhuna që tifozët serbë ushtruan ndaj kombëtares sonë në ndeshjen e 14 Tetorit 2014, hodhi qartazi poshtë këtë zotim, Daçiç ka zgjedhur të ndryshojë qëndrim..këtë radhë duke ia hedhur fajin ngritjes së flamurit kuq e zi mbi stadiumin e Beogradit!
....Historia përsëritet... me protagonistë sërish Serbinë. Kujtojmë tetorin e 2012-ës, ku ndeshja Itali-Serbi u detyrua të ndërpritej pas vetëm 6 minutash, pasi tifozët serbë hodhën fishekzjarrë në fushën e blertë italiane, thyen barrierat dhe madje dogjën edhe një flamur italian....
“
Ndërhyrja e policisë italiane duhet të ishte më efektive. Ata duhet të kishin ndaluar tifozët të hynin në stadium me mjete të jashtëligjshme. Nënvizoj se, Beogradi nuk do ta kishte lejuar kurrë të ndodhte diçka e tillë”, është deklarata e Daçiç dhënë si Ministër i Brendshëm i Serbisë, njëherësh zv/kryeministër, në Tetor të vitit 2010.
Por, ja si shprehet Daçiç në lidhje me një incident të ngjashëm, atë të dhunës së tifozëve serbë dhe punonjësve të sigurisë ndaj lojtarëve tanë gjatë ndeshjes së 14 Tetorit të 4 viteve më pas.
"Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje futbolli. Unë pres që të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Europian dhe UEFA, pasi nëse do të ishte një serb ai që do të kishte ngritur flamurin e "Serbisë së Madhe" në Tiranë ose Prishtinë, çështja do të ishte tashmë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së". Është ky qëndrimi ndryshe që ka shprehur Daçiç pas dhunës në stadiumin Pavarësia në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Asokohe u bë një zhurmë e madhe diplomatike ku Daçiç akuzoi drejtpërdrejt shtetin e skuadrës kundërshtare, në atë rast, Italinë, se ka dështuar në parandalimin e trazirave duke thënë se italianët kishin planifikuar këtë shumë përpara se të fillonte ndeshja.
(Ne foto: Dhuna e tifozeve serbe ne fushen e blerte te Italise Tetor 2012)Ky qëndrim kontradiktor i është risjellë sot në vëmendje Daçiçit edhe nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati. “Më ka rënë sa herë të jem në tryeza të ndryshme me Daçiç, më vjen keq që ai dhe Vuçiç nuk kanë gjetur ende kurajë për të denoncuar të gjitha incidentet. Në rastin e Daçiç dyfish i pakënaqur nga një standard i dyfishtë nga ai. Pasi ka pasur qëndrim tjetër në incidentin e Genoas në Itali mes tifozëve serb”, tha kreu i diplomacisë shqiptare gjatë një konference për shtyp këtë të mërkurë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14